Sot, në disa mbledhje virtuale mes aktivistëve politikë të PDK-së në diasporë dhe Departamentit për Çështje të Diasporës në PDK, koordinator i shtabit të PDK-së në Itali u caktua Patriot Krasniqi, në Francë koordinatorë u caktuan Shpëtim Kiçina, Blerim Osmani, Sinan Xhema dhe Isak Shabani ndërsa në Suedi Këshillin Themeltar të degës së PDK-së do ta udhëheq Gani Abazi, ndërsa shtabin zgjedhorë të degës Ferat Meha.
Drejtori i Departamentit për Diasporë në PDK Elmi Reçica, zgjedhjet e 14 shkurtit i vlerësoi si betejë për shtetin, betejë e cila e përcakton rrugën nga do të lëvizë Kosova.
Ai duke folur për të ashtuquajturin koalicion i shpresës, deklaroi: “Ishte koalicioni më dëshpërues dhe më i dëmshëm për vendin, pasi çdo gjë e ka shtri për tokë”.
Ndërsa zv. Drejtori i Departamentit për Diasporë në PDK Arben Gecaj, tha se ne kemi ofertë të qartë dhe konkrete për diasporën e Kosovës.
Të pranishmit në këtë diskutim ngritën çështje të cilat i shqetësojnë ata në diasporë, sikurse problemi me patentë shoferët, madje pati kërkesa edhe për digjitalizimin e sistemit për nxjerrjen e dokumenteve personale, në mënyrë që ata mos të humbin kohë duke udhëtuar me qindra kilometra për tek ambasadat e Kosovës.
Shtabet e këtyre tri degëve të sapo formuara, u zotuan për të dhënë angazhimin maksimal për fitoren e PDK-së në zgjedhje.