Konstituohet Kryesia e Rinisë Demokratike, merr pjesë edhe kryetari Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, merr pjesë në Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Rinisë Demokratike të Kosovës, ku u zgjodh Kryesia e re

Për PDK-në, roli dhe kontributi i rinisë në avancimin e shoqërisë historikisht ka qenë jetik. Prandaj, edhe këtë herë, besimi, hapësira dhe mundësia për punë e përgjegjësi nuk do t’u mungojë, ka deklaruar kryetari Krasniqi.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Rinisë Demokratike të Kosovës, është zgjedhur Kryesia e re e RDK-së prej 24 anëtarësh, në përputhje me vendimin tonë për barazi gjinore 50/50.

Kisha kënaqësinë që në hapje të këtij takimi t'ju drejtohem anëtarëve për t'i falënderuar të gjithë për punën e tyre dhe për t'i inkurajuar për angazhimin e tyre të ardhshëm.

Për PDK-në, roli dhe kontributi i rinisë në avancimin e shoqërisë historikisht ka qenë jetik. Prandaj, edhe këtë herë, besimi, hapësira dhe mundësia për punë e përgjegjësi nuk do t’u mungojë.

Tani, Kryetarja e RDK-së, Arbnora Salihu, së bashku me një ekip të kompletuar, do të sigurohen që të rinjtë dhe të rejat në komunitetet e tyre të kenë mundësi reale për ndryshime pozitive.

Suksese! #TiKiZa

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.