Krasniqi: 10, 11 dhe 12 qershori, Kosovën e ndërlidhin historikisht si asnjë datë tjetër!

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se 10, 11 dhe 12 qershori, Kosovën e ndërlidhin historikisht si asnjë datë tjetër.

Krasniqi potencoi se sot, nderojmë të gjithë luftëtarët, veprimtarët, intelektualët dhe martirët ndër breza, të cilët, u bën urë e dritë për këtë ditë.

“10, 11 dhe 12 qershori, Kosovën e ndërlidhin historikisht si asnjë datë tjetër”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Urime Dita e Çlirimit, Prishtinë!

10, 11 dhe 12 qershori, Kosovën e ndërlidhin historikisht si asnjë datë tjetër.

Betimi i burrave të kombit, me 10 qershor 1878, në Prizren, shndërrohet në amanet që do të përcillet brez pas brezi, për t’u përmbushur saktësisht 121 vite më vonë - në Prishtinë!

Me 10 qershor 1999 Serbia gjunjëzohet!

Me 11 qershor 1999 Prishtina çlirohet!

Me 12 qershor 1999 liria vjen në Kosovë!

121 vite sakrificë, dhembje, luftë e përpjekje për liri - pa humbur asnjëherë fokusin nga qëllimi final - çlirimi dhe pavarësia e Kosovës.

Sot, nderojmë të gjithë luftëtarët, veprimtarët, intelektualët dhe martirët ndër breza, të cilët, u bën urë e dritë për këtë ditë.

Nderojmë dëshmorët dhe martirët e Prishtinës!

Sot, përulemi para vetëmohimit të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, posaçërisht dëshmorëve, të cilët besuan në idealin e luftës së tyre, edhe atëherë kur pak kush kishte më shpresa.

Sot, është obligimi ynë, si shtet e popull, që duke kujtuar e nderuar të kaluarën, të ndërtojmë një vend të zhvilluar - ku secili mund të projektoj një të ardhme të dinjitetshme e prosperuese.

E përjetshme qoftë Kosova!


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.