Krasniqi: 5, 6 dhe 7 marsi janë data kapitale në historinë tonë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në përvjetorin e sakrificës së Jasharajve legjendar, ka shkruar në rrjetin social se “5, 6 dhe 7 marsi janë data kapitale në historinë tonë kombëtare, tri ditë ku ne kujtojmë me krenari e përulje, lavdinë dhe sakrificën e Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij”.

Kryetari Krasniqi ka theksuar “Epopeja e UÇK-së, shënon ditët e krenarisë, bashkimit, por edhe dhembjes së madhe të popullit tonë. Në tri ditët e heroizmit të familjes Jashari, në Prekaz, në altarin e lirisë ranë 59 dëshmorë, në mesin e tyre 10 fëmijë, – duke u bërë dritë e përhershme për Kosovën dhe themel i shtetit tonë të lirë e të pavarur”.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

5, 6 dhe 7 marsi janë data kapitale në historinë tonë kombëtare, tri ditë ku ne kujtojmë me krenari e përulje, lavdinë dhe sakrificën e Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.

“Epopeja e UÇK-së”, manifeston më së miri rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë, ndërsa këtë Epope më së miri e manifeston fjala e përndritur e komandantit legjendar: “Besa-Besë….vetëm një vdekje se tjetër s'ka dhe një fjalë e mirë”.

Epopeja e UÇK-së, shënon ditët e krenarisë, bashkimit, por edhe dhembjes së madhe të popullit tonë. Në tri ditët e heroizmit të familjes Jashari, në Prekaz, në altarin e lirisë ranë 59 dëshmorë, në mesin e tyre 10 fëmijë, – duke u bërë dritë e përhershme për Kosovën dhe themel i shtetit tonë të lirë e të pavarur.

Me amanetin e tyre në zemër, obligimi dhe detyra e jonë e përhershme është ndërtimi i një shteti të zhvilluar e demokratik, që materializon lirinë, barazinë e perspektivën për të sotmen dhe të ardhmen e të gjithë qytetarëve tanë.

Lavdi!


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.