Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në selinë e partisë ka pritur në një takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
“Për PDK-në, përtej papërgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës, është tejet e rëndësishme që Bashkimi Evropian të heqë sanksionet ndaj Kosovës, nga të cilat po vuajnë më së shumti qytetarët tanë”, ka njoftuar Memli Krasniqi në Facebook.
Postimi i plotë:
Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, prita sot të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Zhvillimet politike në vend dhe rajon ishin tema të diskutimit tonë, për të cilat shkëmbyem qëndrimet tona. Për PDK-në, përtej papërgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës, është tejet e rëndësishme që Bashkimi Evropian të heqë sanksionet ndaj Kosovës, nga të cilat po vuajnë më së shumti qytetarët tanë.
PDK, si përherë, me bashkëpunim dhe përgjegjësi, do të angazhohet të ruaj interesin e shtetit, të qytetarëve dhe perspektivën e saj evropiane.