Krasniqi e quan Masakrën e Rezallës krim gjenocidal serb

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka kujtuar masakrën e Rezallës ku u vranë 98 civilë shqiptarë.

Krasniqi e ka quajtur këtë masakër si krim gjenocidal serb për të cilin ekzekutorët akoma nuk kanë dalë para drejtësisë.

“98 civilë shqiptarë, të të gjitha moshave, u vranë mizorisht në Rezallë me 5 prill të vitit 1999. Nuk u kursye askush. As fëmijët dhe as të moshuarit. Edhe për këtë masakër, sikur për shumë të tjera që ka kryer regjimi gjenocidal serb, ende s’kanë dalë para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Burim Zabeli, 13 vjeç, po refuzonte t’i ndahej babait të tij, Xhemajlit, i cili kishte probleme me shikim. Dhe ashtu, dorë për dorë, pranë një lisi, kriminelët serbë i pushkatuan të dy.

Trupat e Burimit dhe Xhemajlit u gjetën vetëm disa vite pas vrasjes në një varr masiv në Serbi - pasi aparati kriminal shtetëror, në mënyrë të orkestruar, kishte provuar t’i zhdukë trupat.

98 civilë shqiptarë, të të gjitha moshave, u vranë mizorisht në Rezallë me 5 prill të vitit 1999.

Nuk u kursye askush. As fëmijët dhe as të moshuarit.

Edhe për këtë masakër, sikur për shumë të tjera që ka kryer regjimi gjenocidal serb, ende s’kanë dalë para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të vendit tonë, mbi sakrificën e të cilëve qëndron liria dhe pavarësia e Kosovës!

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.