Bëhu përkrahës i PDK-së

Krasniqi falënderon Ramën për mbrojtjen e Kosovës dhe luftën çlirimtare: Populli i Kosovës të është mirënjohës

Krasniqi falënderon Ramën për mbrojtjen e Kosovës dhe luftën çlirimtare: Populli i Kosovës të është mirënjohës

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se është fat i madh që Kosova e ka kryeministër të Shqipërisë Edi Ramën, i cili po e mbron Kosovën në çdo mundësi.

Përmes një postimi në Facebook, ai e ka falënderuar Ramën për qëndrimin dinjitoz dhe dashurinë e pakushtëzuar për Kosovën.

Postimi i tij i plotë:

Është fat i madh për Kosovën që në këtë periudhë sfiduese, Shqipëria ka një kryeministër si Edi Rama – i cili nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën, luftën tonë çlirimtare dhe të drejtën tonë të patjetërsueshme për liri dhe pavarësi.

Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz dhe dashurinë e pakushtëzuar për Kosovën.

Populli i Kosovës të është mirënjohës!


Shpërndaje: