Krasniqi: Ftoj Qeverinë të gjej zgjidhje për situatën e Ferronikelit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot, Sindikatën e gjigantit metalurgjik, “Ferronikeli”, me ç’rast kanë diskutuar situatën e rëndë në këtë kompani.

Punëtorët e kësaj fabrike kërkojnë ndihmë dhe mbështetje, të cilat mund të ofrohen, nëse Qeveria vendosë të dëgjoj kërkesat e tyre e të mos mbyllë sytë, ka theksuar Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Një gjigant si Ferronikeli, ka qenë dhe mbetet krenaria e vendit tonë. Fatkeqësisht, sot po kalon nëpër një gjendje shumë të rëndë për shkak të krizës me energjinë elektrike. Kryetari i Sindikatës së Ferronikelit, Fehmi Nika dhe bashkëpunëtorët e tij sot gjatë takimit që patëm, më informuan se qindra vende të punës janë të rrezikuara seriozisht.

Punëtorët e kësaj fabrike kërkojnë ndihmë dhe mbështetje, të cilat mund të ofrohen, nëse Qeveria vendosë të dëgjoj kërkesat e tyre e të mos mbyllë sytë. Në këtë periudhë të sfidave të shumta dhe rritjes së të gjitha çmimeve të produkteve esenciale, për qindra punëtorë të kësaj fabrike do të ishte jashtëzakonisht e rëndë të mbeteshin pa punë.

Prandaj, ftoj Qeverinë që të gjejë sa më parë një zgjidhje që situata në fabrikën e Ferronikelit t'i kthehet shpejtë normalitetit.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.