Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e festës së Krishtlindjes, ka qëndruar për vizitë në familjen Demaj në Stubëll të Vitisë.
Festa e Krishtlindjes është festë e paqes, dashurisë dhe mirëbesimit. Këto virtyte reflektonin në mikpritjen e ngrohtë të kryefamiljarëve Franit dhe Gaspërit dhe tërë familjes së tyre mikpritëse, me të cilët kaluam një pasdite mbresëlënëse, ka deklaruar ai.
Postimi i plotë i Memli Krasniqit:
Sot isha për vizitë në Stubëll të Vitisë, te familja e nderuar Demaj, me rastin e festës së Krishtilindjes, ku shpreha urimet më të përzemërta për këtë festë të rëndësishme të besimtarëve të krishterë.
Festa e Krishtlindjes është festë e paqes, dashurisë dhe mirëbesimit. Këto virtyte reflektonin në mikpritjen e ngrohtë të kryefamiljarëve Franit dhe Gaspërit dhe tërë familjes së tyre mikpritëse, me të cilët kaluam një pasdite mbresëlënëse.
Harmonia ndërfetare e popullit tonë është vlerë kulminante që duhet ta ruajmë e ta kemi përherë të pranishme mes nesh.
Gëzuar e për shumë mot Krishtlindjen!