Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në ditën e Holokaustit, ka theksuar se Holokausti do të mbahet mend përgjithmonë.
Sot, si një popull që ndajmë bashkë historinë tragjike nga tendencat e shfarosjes, i bashkohemi botës së lirë në thirrjen e përhershme: Asnjëherë më!, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Holokausti do të mbahet mend përgjithmonë si një nga momentet më të errëta në historinë e njerëzimit. Gjenocidi i planifikuar dhe realizuar me gjakftohtësi gjatë viteve 1941-45 është kujtesë e pasojave shkatërruese që sjell urrejtja. Sot, si një popull që ndajmë bashkë historinë tragjike nga tendencat e shfarosjes, i bashkohemi botës së lirë në thirrjen e përhershme: Asnjëherë më!