Krasniqi: I kam thënë Kurtit, ti sovran s’mund të jesh as në zyrën tënde pa Amerikën

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi duke kritikuar raportin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti me Amerikën, në intervistën në Rubikon ka deklaruar se në katër vitet e fundit marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë degraduar.

Ai ka thënën se për PDK-në raporti më i rëndësishëm ndërkombëtar dhe pa konkurrencë është ai me SHBA-në.

“Ne e kemi parë në këtë katërvjeçarin e fundit për fatin e keq të Kosovës, marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së kanë degradu. Ky ka qenë si me thanë cilësimi zyrtarë nga ana e Administratës Amerikane edhe përmes ambasadës këtu, por edhe përmes përfaqësuesve në Uashington. Bile në mënyrë shumë diplomatike ata e kanë cilësu që ka qenë degradim i cilësisë së raporteve, se pak ma rënd besoj që është thënë në takimet zyrtare”, tha ai.

Krasniqi ka përkujtuar edhe reagimin e fundit të ambasadës amerikane në Prishtinë, javën e kaluar rreth aksionit të policisë për mbylljen e komunave paralele, aksion ky që ishte zhvilluar pa një vendim gjykate.

“S`janë kursyer as pak edhe javën e kaluar e patëm deklarime të cilat ishin vërtetë shqetësuese për sa i përket raportit tonë me SHBA, që unë konsideroj dhe jam i bindur që për PDK-në është raporti më i rëndësishëm ndërkombëtar e pa konkurrencë”, tha Kurti.

Krasniqi më tej në këtë intervistë ka deklaruar se sovraniteti i Kosovës nuk ekziston pa Shtete e Bashkuara të Amerikës.

“Sovraniteti i Kosovës nuk ekziston pa Shtete e Bashkuara të Amerikës. Në momentin që e kuptojmë këtë është ma leht për gjithçka. Sovraniteti i Kosovës ekziston për shkak të SHBA-ve. I kam thënë edhe në zyre edhe publikisht Albin Kurtit, ti sovran nuk mundesh me kanë as në zyrën tënde pa Amerikën. Dhe ata që se kuptojnë këtë punë mendoj që kanë nevojë për me u trajtu. Kush nuk e kupton se Kosova e ka sovranitetin e ka të varur nga raporti me Amerikën, nuk është në rregull, domethanë nuk merr vesh prej politikës, nuk merr vesh prej marrëdhënie ndërkombëtare”, tha Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka folur rreth votave të diasporës dhe ka theksuar se në këto zgjedhje përkrahja e diasporës për partinë e tij dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamaza, do të jetë shumë më e madhe, pasi që tashmë ata janë angazhuar në diasporë.

“Nga diaspora presim rezultat krejtësisht tjetër. Është e vërtetë që PDK-ja ka pasë vite që nuk ka qenë aktive në diasporë, për një arsye krejtësisht racionale do të thoja të vitit 2009, kur kryetari i atëhershëm i PDK-së, zotëri Thaçi ka pasur iniciativë që ta pasivizoj aktivitetin partiak në diasporë me qenë se e kishim krijuar shtetin, ishin hapur ambasadat, konsulatat dhe qëndrimi i tij ka qenë që qytetarëve tanë, bashkatdhetarëve duhet që t’iu krijojmë mundësinë që të drejtohen tek institucionet zyrtare të shtetit dhe jo tek dyert e partive. Ka qenë e vullnetit të mirë por që pastaj ky pasivitet është shfrytëzuar në mënyrë të veçantë nga Lëvizja Vetëvendosje për të rritur prezencën e tyre dhe mbështetjen. Ndonjëherë, populli e ka një thënie “ruaju prej sevapit e mos hy në gjynah”, ne e kemi menduar mirë dorën në zemër dhe besoj se ka qenë shumë e arsyeshme por që në kuptimin elektoral kemi qenë të penalizuar dhe kjo është arsyeja që kemi ristartuar komplet organizimin tonë në këto 3-4 vitet e fundit. Tani i kemi mbi 129 nëndegë të organizuara në më shumë se 10 degë të ndryshme anë e këndë botës, deri edhe në Kanada. Jam i bindur që rezultati aktual do të jetë krejtësisht ndryshe. Jo do të jetë shumëfish më shumë se aq. Mendoj që statistikat do t’i shohim pas më shumë se një muaji. Unë pritjet tona po e them pa e dhënë një numër të saktë janë shumëfish më shumë se sa 5 mijë votëshi i vitit 2021”, ka theksuar Krasniqi.

Ai tha se në këto zgjedhje PDK do të ketë shumëfish më shumë vota nga mërgata sesa në vitin 2021.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje ngritjen e zërit nga ana e kryeministrit Albin Kurti, në tubimet elektorale, duke thënë se duhet të dërgohet te ndonjë otorinolaringolog, sipas tij, për t’ia kontrolluar telat e zërit.

Krasniqi është shprehur se nuk po mund ta kuptojë Kurtin, por sipas tij ai ka ndonjë siklet të madh, përcjell Klankosova.tv.

“Nëse është duke na shikuar i Vetëvendosjes, mirë është me e çu te një otorinolaringolog, me ia kontrollu telat e zërit, sepse s’po mund ta kuptojë. Kryeministrin e njoh prej para luftës, ky kështu nuk e ka zërin. S’di çka ka, a ka ndonjë siklet të madh, u shpreh ai.

Kreu i PDK-së tha se akuzat dhe talljet me të tjerët nga ana e Kurtit, janë ofenduese për qytetarët.

Mirëpo, për veten, Krasniqi tha se e njeh mirë kryeministrin dhe u shpreh se nuk ofendohet prej tij.

“Unë besoj se ka ndonjë siklet të madh, unë mendoj që është edhe në panik, sepse me qenë kryeministri aktual e me pretendu 500 mijë vota, e me shku krejt fushatën duke i akuzuar të tjerët dhe duke i tallur të tjerët, për mendimin tim është ofenduese, ndaj qytetarëve, jo ndaj neve”.

“Nuk ofendohem unë prej Albin Kurtit. Unë e njoh mirë Albin Kurtin, ai e di sa e njoh dhe si e njoh, në kuptimin personal po flas, nuk mund të ofendohem prej tij, sepse e njoh”, u shpreh tutje Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, në Rubikon të Klan Kosovës e ka prezantuar planin e kësaj partie për ta qeverisur Kosovën.

Një nga temat që u trajtua në këtë emision ishte Asociacioni.

Ai e kritikoi qasjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, rreth kësaj teme për çka tha se gjatë qeverisjes së tij ka marrë rrugëtim të ri.

“Ne sot nuk flasim për Asociacionin e 2013-ës, sot është diçka krejt tjetër. Sepse po të ishte e 2013-ës, i ka nja 5 a 6 nene ajo marrëveshje që e adreson Asociacionin”, deklaroi Krasniqi.

I pari i PDK-së shpjegoi po ashtu qartazi se cila është përmbajtja e letrës së ish-kryeministrit Hashim Thaçi, për dërgimin e FSK-së në veri.

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka shkuar në veriun e Kosovës kur është dashur, por edhe kur ka shkuar, ka vajtur atje nën shoqërimin e forcave speciale.

“Unë e kom pasë thirrë, nëse nuk gaboj me 2 qershor në Kuvend, në Kosovë. I kom thanë: Çu hajde shkojna në veri. Ti nisu i pari, unë i dyti. Edhe s’ka guxu me ardhë”, ka thënë Krasniqi në Rubikon të Klan Kosovës.

“Unë kom shku me të pesti qershor në veri, jom kanë edhe në Zubin Potok, jom kanë edhe në Zveçan, po na s’dimë me ba propagandë”.

“Jom t’u thanë kur u dashtë me shku. Jo me 100 forca speciale”.

“Unë kom shku me të pestin qershor në veri, jom kanë edhe në Zubin Potok, jom konë edhe në Zveçan, po na s’po dimë me ba propagandë. Unë e kom pasë veç kabinetin tem, jom kanë me Vlora Citakun, me shofer, edhe me një asistent. I kom hypë kerrit, kom ecë si çdo qytetar i Kosovës, jo me 100 forca speciale për me dhanë bakllava. Po i ka dhanë gjashtë muj mas meje”.

https://www.youtube.com/watch?v=X3XX_sXflPA


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.