Krasniqi i pret mërgimtarët në selinë e PDK-së: Ejani edhe ju, të takohemi, të njihemi dhe të diskutojmë për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se në kuadër të Ditëve të Mërgatës, në selinë e PDK-së janë duke i pritur mërgimtarët.

“Krahëhapur dhe zemrën plot, po i presim mërgimtarët tanë në selinë e PDK-së, në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka falënderuar mërgimtarët për vizitën dhe dashurinë, dhe i ka ftuar të njëjtit për takim dhe diskutim në lidhje me Kosovën.

“Faleminderit për vizitën dhe dashurinë. Ejani edhe ju, të takohemi, të njihemi dhe të diskutojmë për Kosovën!”, ka shkruar tutje Krasniqi.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.