Krasniqi: Imponimet tek ne nuk kalojnë

Ne jemi këtu për Kosovën. Dhe për Kosovën, ulemi gjithmonë. Por kurrë s’do të heshtim.

Jo përballë bllokadës. As përballë paaftësisë. E as për mungesën e vullnetit për zgjidhje.

Perdet ranë. Dhe me to, edhe një tjetër tentativë për viktimizim. Sheshit po shihen bllokuesit. Po zbulohen edhe taktizuesit me fatin e qytetarëve.

Por, skemat s’prodhojnë shumicë, vetëm të vërtetën. Ky koalicion nuk i ka numrat - pikë.

PDK nuk fshihet mbrapa asgjëje dhe është gjithmonë e gatshme t’ua thotë në sy - secilit - qëndrimet dhe pozicionet e saj. Imponimet tek ne nuk kalojnë.

Mirë se vini në DEMOKRACI. PDK është dhe do të jetë gjithmonë këtu – duke respektuar besimin dhe mandatin e qytetarëve. Për Kosovën. Për të ardhmen!

https://www.facebook.com/share/1BUhdaf6bA/?mibextid=wwXIfr


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.