Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, e ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar anulimin e mbledhjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Në shkrimin e tij, z. Krasniqi vlerëson se të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës.
“ALARMUESE!
Në kohën kur të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë!” – shkruan ai.