Krasniqi: Kryetari Shaban Shabani do ta bëjë Dragashin destinacion të rëndësishëm turistik në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë promovimin e kryetarit aktual të Dragashit, Shaban Shabanin, edhe për një mandat, sepse, ka cekur “ai ka punuar dhe punon për komunën e Dragashit dhe qytetarët e saj krenarë dhe ka vizion për të sjell projekte zhvillimore për hapjen e bizneseve dhe vendeve të reja të punës”.

Z. Krasniqi ka potencuar po ashtu se “me mbështetjen e gjithë qytetarëve të Dragashit pa dallim, kryetari Shaban Shabani do të vazhdojë punët e mira dhe projektet e reja për ta transformuar këtë komunë me veçoritë e veta të rralla natyrore, në destinacion të rëndësishëm turistik të Kosovës”.

Postimi i plotë i z. Krasniqi:

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani dhe ekipi i tij kanë arritur ta përmbyllin gjithë infrastrukturën e nevojshme për ta bërë Dragashin nyjen lidhëse ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Me mbështetjen e gjithë qytetarëve të Dragashit pa dallim, kryetari Shaban Shabani do të vazhdojë punët e mira dhe projektet e reja për ta transformuar këtë komunë me veçoritë e veta të rralla natyrore, në destinacion të rëndësishëm turistik të Kosovës.

Dragashi me Shabanin në krye, do të marrë vendin që i takon për turizmin veror e dimëror, të komunës me rininë dhe qytetarët e përkushtuar e punëtorë, me mrekullinë e natyrës dhe veçoritë etnografike e kulturore.

Edhe një mandat për Shaban Shabanin, sepse, ai ka punuar dhe punon për komunën e Dragashit dhe qytetarët e saj krenarë dhe ka vizion për të sjell projekte zhvillimore për hapjen e bizneseve dhe vendeve të reja të punës.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.