Krasniqi: Kurti është lideri i fundit i gjeneratës së vjetër të politikanëve në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në intervistë me Ermal Pandurin në Tv Dukagjini, në “Debat plus” ka thënë se prezenca e Kurtit në politikë daton nga viti 1997, sipas kryetarit të PDK-së Krasniqi, me përfundimin e qeverisjes së Kurtit, do të vijë një frymë e re e drejtuar nga vetë Krasniqi. Ai e quan "një politikë e shpresës dhe jo e mashtrimit".

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pushtet edhe te presidentja, Vjosa Osmani.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke folur për punët e Qeverisë së Kosovës, dhe kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se ai e ka pushtetin absolut pothuajse në çdo institucion.

Krasniqi në “Debat Plus”, është shprehur se Kurti ka pushtet edhe mbi presidencën. Sipas tij, veprimet e Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmani, janë identike për të gjitha temat.

Ai e ka përmendur ish-presidentin, Hashim Thaçi dhe raportet me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj, për të cilët, tha se kishin mosmarrëveshje të thella mes vete.

“Pushtetin absolut e ka një njeri Albin Kurti, pushtetin e ka edhe mbi Presidencë, çka ka qenë jo fort e pritur, pushtetin e ka edhe mbi kuvend. Është evidente ajo. Për mua është evidente. Qasja e tyre në secilën gjë që lidhet me Kosovën çdo veprim, e bën evidente ndarja e tortës së pushtetit mes atyre dyve. Ka qenë ndryshe. Hashim Thaçi, ka qenë president dhe Ramush Haradinaj kanë pasur probleme të mëdha. Për çështjen e taksave dhe për marrëdhëniet me ShBA”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi foli edhe për intervenimin kirurgjik të presidentes Osmani, në një spital privat, ku tha se ky është ofendim për mjekët dhe infermierët të cilët punojnë në QKUK.

Krasniqi: Kjo qeveri e ka rrugën e sigurt drejt fundit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, thënë se shpresa e vetëm është që një pjesë e deputetëve të LVV-së, do ta mundëson një mocion të suksesshëm, vetëm atëherë kur ata do t’i vendosini interesin e qytetarëve, të cilët i përfaqësojnë, sipas Krasniqit, para partisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka folur për Qeverinë Kurti, ku ka thënë se Qeveria Kurti nuk është demokratizuar, pasi të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje duhet që të votojnë në bazë të direktivës së qeverisë.

Më tej, Krasniqi ka treguar se ai gjithmonë kishte dashur që partitë politike që fitojnë mandatin nga qytetarët, ta shpenzojnë atë të plotë, sepse sipas tij, vetëm më mandate të rregullta do të arrihet një stad i pjekurisë politike.

“Nëse vazhdon ky trend i qeverisje pa vizojnë, pa kompetencë, pa rezultate që po e shkakton një depresion kolektive, në rritje që fatkeqësisht problemi më të madhe është duke ngritur numrin më të madhe të rinjve që po dëshirojnë të ikin jashtë vendit, atëherë kjo qeverie duhet të marrë fund. Kjo qeveri e ka rrugën e sigurt drejt fundit”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, ka probleme legale për t’ia shkurtuar mandatin qeverisë Kurti, siç është mungesa e numrave nga ana e opozitës në Kuvendin e Kosovës.

“Dhe në një moment të caktuar edhe sikur të kishte një mocion mosbesimi nuk do të ishte i suksesshme pa i pasur votat e një pjesë të LVV-së”, ka theksuar Krasniqi.

Ai ka përfunduar duke thënë se shpresa e vetëm është që një pjesë e deputetëve të LVV-së, do ta mundësojnë një mocion të suksesshëm, vetëm atëherë kur ata do t’i vendosin interesin e qytetarëve, të cilët i përfaqësojnë, sipas Krasniqit, para partisë.

Krasniqi: Kurti është lideri i fundit i gjeneratës së vjetër të politikanëve në Kosovë

Gjersa ka thënë se prezenca e Kurtit në politikë daton nga viti 1997, sipas kryetarit të PDK-së Krasniqi, me përfundimin e qeverisjes së Kurtit, do të vijë një frymë e re e drejtuar nga vetë Krasniqi. Ai e quan "një politikë e shpresës dhe jo e mashtrimit"

“Mënyra e të bërit politikë siç bën Albin Kurti, po i vjen fundi. Albin Kurti është lideri i fundit i gjeneratës së vjetër të politikanëve në Kosovë… Albin Kurti është në politikë prej 1997”.

Kështu ka deklaruar, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në studion e “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Krahas kësaj, Krasniqi ka thënë që me prezencën e Kurtit në politikë nga 1997, shumica e votuesve të tij nuk kanë qenë të gjallë.

Sipas tij, me përfundimin e qeverisjes së tij, do të vijë një frymë e re e drejtuar nga vetë Krasniqi.

“Me përfundimin e qeverisjes së tij, do të vijë një politikë e re të cilën do ta drejtojmë ne, që do ta drejtojë unë dhe që do t’i sjellë Kosovës një tjetër lloj politike, qasje dhe tjetër vizioni”, ka deklaruar Krasniqi, gjersa ka theksuar se ajo politikë do të jetë një politikë “ku do të ketë konkurrencë, por jo përçarje, një ku do të ketë shpresë dhe jo mashtrim”.

https://youtu.be/-pf4m-xlJcg

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.