Krasniqi: Kurti u dorëzua para kriminelëve në veri, Vuçiq vendosi barrikadat për ta penguar marrëveshjen finale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, se është dorëzuar para veprimeve kriminele të serbëve në veri.

Krasniqi tha se Kurti nuk mund të veprojë siç i konvenon, herë si analist e herë si kryeministër. Ai ka kërkuar nga kryeministri veprime konkrete për të mos i lënë kriminelët në veri të përcaktojnë kufij.

“Kryeministri nuk mund të shndërrohet në analist kur nuk i konvenon, e kryeministër kur i konvenon. Ai duhet të jetë gjithë kohën kryeministër ose gjithë kohën analist – kjo është analizë, atij nuk i takon të bëjë analiza, por të marrë veprime sepse mund të jetë e vërtetë ajo që thotë, por cila është alternativa, dorëzimi para kërcënimit të krimit. Ne po flasim që ata janë kriminel atje, tash çka dëshiron të bësh, t`i lësh ata kriminelë të vazhdojnë me të tregu se kur mund të ecësh e kur jo në atë pjesë apo dëshiron të marrësh veprime qoftë edhe me koston e të panjohurës”, deklaroi Krasniqi për Blic.

Tutje, kreu i PDK-së tha se është zgjatur tepër afati për heqje të barrikadave në veri, derisa te Qeveria apeloi që të insistojë te KFOR-i për ta përshpejtuar procesin.

“Unë prapë po e them nuk e preferoj heqjen e tyre si opsion të parë nga institucionet e Kosovës, por nuk e shoh as opsion dorëzimin. Po barrikadat janë ende aty. Qeveria po thotë po presim edhe pak, po presim edhe pak, unë vetëm këtë pyetje kam sa është kjo pak? Para 10 dite e tha njëfarë togfjalëshi interesant “KFOR ka kërkuar pak kohë që t`i heqin shumë shpejt barrikadat”. Sa është kjo pak kohë, në rregull jam me kohën por deri kur? Nëse hyjmë në festa pastaj deri te krishtlindjet ortodokse me barrikada, atëherë do të jetë normalitet i ri dhe druaj se do të bëhet temë e diskutimeve në Bruksel”, tha kryetari i PDK-së.

Sipas Krasniqit, personi që fshihet pas barrikadave është presidenti serb Vuçiq, dhe se këtë e bëri për ta penguar marrëveshjen.

“Me fol për barrikadat në Bruksel është një gabim katastrofal... po shihet nëse nuk largohen barrikadat unë mendoj që kryeministri në asnjë mënyrë të mos flas për barrikada në Bruksel, duhet ta refuzoj. Kjo nuk është temë me të cilën duhet të ulet Vuçiqi për të folur për largimin e tyre, ndryshe është dorëzim total, është dorëzim përmes njohjes së fuqisë së tij. Unë besoj se Vuçiqi i ka vendos barrikadat për ta penguar marrëveshjen”, theksoi ai.

Memli Krasniqi: Ligji si ky për Zyrtarët Publik që votoi Vetëvendosje, ka vetëm në vende diktatoriale

Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj jave ka miratuar dy ligje që janë kontestuar nga partitë opozitare, ai për Zyrtarët Publik dhe Ligji i ri i Pagave, për të cilin ende nuk dihet se sa do të jetë koeficienti.

Për ligjin e dytë, Memli Krasniqi ka thënë se propozim i PDK është që koeficienti të jetë 132 euro, përderisa për Ligjin për Zyrtarët Publike, sipas tij ekzistojnë vetëm në vendet dhe sistemet diktatoriale, raporton Gazeta Blic.

Ai ka përmendur këtu një fjalë që sipas tij është futur në ligj e që është “përshtatshmëri”.

Sipas tij, kjo i bie që kushdo që do të punësohet në administratës publike do të vendos një komision i Vetëvendosjes, e jo mbi parimet profesionale e përgatitjet për pozitat e caktuara.

“E para e punës, qasja e kësaj qeverie ndaj çdo kategorie shoqërore është jashtëzakonisht e dëmshme. Ju e keni parë mënyrën e shpërfilljes që u bënë kryeministri prej sinkatave të punëtorëve shëndetësorë, mësimdhënësve, veteranëve të luftës, tash edhe administratën publike dhe përmes Ligjit të Pagave Çdo kujt dhe kjo për mua është problemi themelor i qasjes që ka ai”, tha ai për “Blic Interview”.

Krasniqi konstaton se Kurti po do me çdo kusht ta çmontoj administratën publike në Kosovë

Ideja, tendenca me ç`montu gjithçka që ekzsiton në këtë shtet, e ta krijoj sipas imagjinatës që ai e ka pasur se si duhet të ekzistojë një shoqëri. Ligji për Zyrtarët Publik është ligj që tenton ta ç`montoj administratën publike e ta ndërtoj prej fillimit qysh dëshiron Albin Kurti, pra t`i ndaloj nja 1600 pozicione udhëheqëse të njerëzve që kanë përvojë më shumë se dhjetë vjet. Përveç që e ç`monton dhe e ç`bënë sistemin që ka ekzistuar deri tash, aty ka problem edhe më të mëdha p.sh. e kanë futur kur unë nuk mund ta besoja në version e fundit fjalën ‘përshtatshmëri’ për me të zgjedh drejtor duhet të vendos komisioni a je i përshtatshëm a jo dhe jo nëse i plotëson kriteret dhe kjo ‘përshtatshmëria’ ka ekzistuar dhe ekziston vetëm në sistemet diktatoriale”, thotë kryetari i PDK-së.

Kush duhet t`i largojë barrikadat në veri, sipas Memli Krasniqit?

Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është i ftuar i radhës në “Blic InterView” me Astrit Gashin.

Krasniqi ka folur për situatën e fundit në veriun e Kosovës dhe se kush duhet t`i largoj barrikadat e vendosura nga grupet kriminale në atë pjesë të Kosovës, marrëveshjen finale me Serbinë, opozitarizmin e PDK-së në Kuvend e jashtë tij, si dhe për qeverisjen e Albin Kurtit në këto dy vjet të pushtetit, të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kush duhet t`i largojë barriakdat në veri sipas Memli Krasniqit?

Tash e dy javë po bëhen që dy rrugët që çojnë në pikat kufitare të Kosovës, në Jarinje dhe Bërnjak janë të mbyllura për shkak të vendosjes së barrikadave nga ana e serbëve në veriun e Kosovës.

Për situatën e krijuar në atë pjesë të vendit, Memli Krasniqi thotë se pas tyre qëndron skenari i presidenti, Aleksandër Vuciq, por nuk ka lënë pa fajësuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kjo për shkak se sipas tij, sikurse Kurti t’i dëgjonte këshillat e SHBA-së për veriun e Kosovës, sot do të ishte një gjendje krejt ndryshe.

“Situata është përkeqësuar dhe e keqja është se duket se ka premisa për përkeqësim të mëtutjeshëm. Unë e kam thënë prej ditës së parë kur janë vendosur barrikadat që duhet të bëhet çmos, me qenë fokusi kryesor i kryeministrit dhe i Qeverisë për heqjen e barrikadave, sepse vazhdimësia e tyre ka tendenca që barrikadat të kthehen në përditshmëri dhe në momentin që kjo ndodh bëhet normalitet i ri dhe një normalitet i ri me barrikada përveç se e dobëson pozicionin e Kosovës në procesin negociues, në dialogun për marrëveshjen finale, para se gjithash e zbehë sovranitetin shtetërorë të Kosovës”, thotë ai, raporton Gazeta Blic.

Deri te kjo gjendje sipas Krasniqit ka ardhur për shkak të vendimeve të njëpasnjëshme, të gabuara të Qeverisë së Kosovës.

”Po flasim për konsekuenca këtu, sepse ka pasur një zinxhir të veprimeve të gabuara nga ana e Qeverisë së Kosovës, të cilat në një formë ose tjetër kanë ndikuar që ta kemi këtë situatë. E para punës, barrikadat dihet janë vendosur prej grupeve kriminale që i kontrollon Serbia dhe Vuçiq, këtu s`ka mëdyshje, por sikur ta kishte racionalitetin, sikur ta kishte mençurinë dhe vizionin kryeministri Kurti, që në kohë kur kërkohej nga SHBA që të shtyhet vendimi për targat për një kohë 10 mujore dhe ta bënte këtë me kohë dhe jo me vonesë, ne nuk do të kishim shpërbërjen e institucioneve, pra daljen nga institucionet shtetërore. Nuk do të kishim situatë kur duhet të shpalleshin zgjedhjet, ku u tërhoqën vet presdientja dhe kryeministri nga mbajtja e tyre dhe ma merr mendja që edhe situata të tilla sikurse arrestimi i atij policit që u mor si shkas … Do ta kishim njëfarë normaliteti dhe do të shkonte tutje procesi i dialogut për marrëveshjen potenciale sipas propozimit evropian. Tani situata është e keqe. Opsioni më i mirë padyshim që barrikadat të largohen nga ata që janë vendosur sepse kjo do të shmangte tensionimin dhe një konflikt potencial … por mes durimit dhe dorëzimit ndaj barrikadave unë besoj se duhet të zgjedhet veprimin qoftë përmes koordinimit dhe dakordimit me KFOR, që do të ishte një zgjidhje po ashtu potencalisht e realizueshme apo heqja e tyre nga institucionet shtetërore”, vlerësoi Krasniqi në emisionin “Blic Interview”.

“Pa njohje reciproke, PDK nuk do ta votojë marrëveshjen në Kuvend”

Kurdo që mund të vije në Kuvendin e Kosovës për ratifikim marrëveshja finale Kosovë- Serbi e që aty nuk ekziston njohja, kryetar i partisë më të madhe opozitare, Memli Krasniqi ka thënë se si subjekt politik, nuk do ta votojnë një marrëveshje të tillë, raporton Gazeta Blic.

“Çdo marrëveshje duhet të vijë në Kuvend sepse është marrëveshje ndërkombëtare… tekstin që unë e kam parë nuk mund t`a votojmë. Tekstin e ri nuk e kam parë se di çfarë ndryshime ka por … disa prej vërejtjeve që janë bërë në draftin e parë janë të drejta, i kam parë vërejtjet e kryeministrit Kurti në disa prej pikave dhe janë vërejte që i kishim bërë secili, a janë marrë ose jo parasysh unë nuk e di”, tha ai në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin.

Krasniqi ka theksuar se i takon kryeministrit Kurti që ta kërkoj njohjen- ta arrij këtë objektiv.

“Kjo edhe ka qenë kërkesa ime prej fillimit, po plani është problematik si propozim aktual, por i takon kryeministrit se ka përgjegjësi kushtetuese, siç thuhet t`i grahë kësaj pune, shko komentoj, insisto, bindi, nuk është se s binden ndërmjetësit kur e ke mirë dhe arrin objektivat e shtetit tonë”, thotë ai.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.