Krasniqi: Kurtin kanë me rrëzu ata që e sollën në pushtet, qytetarët

Krasniqi: Kurti në veri ka shkuar me 200 policë unë pa policë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministrit, Albin Kurtit i ka kërkuar në qershorin e vitit të kaluar të shkojnë në pjesën veriore, por që kjo kërkesë nuk u pranua.

”Unë para Albinit kom shku në veri dy herë, me 2 qershor i kom thonë Kurtit mos u fsheh pas kryetarëve të Komunave hajde shkojmë në veri ti i pari unë i dyti , ai me 200 policë unë pa policë”, tha Krasniqi.

”Hartimi e listës së kandidatëve për deputet”, Krasniqi: Unë nuk jam diktator

Duke folur për hartimin e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tha se ai nuk është ”diktator”.

”Memli Krasniqi nuk është diktator, lidershqipi jem është gjiithëpërfshirës, përgaditja e listave bëhet nga kryesia e partisë me propozimet që vijnë nga njerëzit tjerë”, teksa ka shtuar se do të jetë lista më e mira absolutisht nga secila parti tjetër. Ai gjithashtu ka shtuar se në listën e kandidatëve për deputetë në PDK-ja do të ketë profile të ndryshme, duke përfshirë edhe nga diaspora.

Krasniqi: PDK-ja do ta ofrojë një alternativë të re për Asociacionin

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se Draft statuti i Asociacionit aktual është jashtë Kushtetutës së Kosovës.

Krasniqi tutje ka thënë se PDK-ja ne programin e asaj qeverisë do ta ofrojë një alternativë të re për Asociacionin.

”Unë e di që është e pamjaftueshme por jam i bindur 99% se është shume e arritshme me u diskutu ajo çështje, unë e njohë Lajçakun ndoshta s’jam taku me të sa është takuar Bislimi e Kurti, krejt ndryshe ka mujt me shku procesi ne kemi mujt me shkru draftin vetë, ne do e ofrojmë alternativën tonë edhe për Asociacion”, tha Krasniqi.

Dialogu Kosovë-Serbi, Krasniqi: Këtë tren të humbur duhet me ja faturu kësaj qeverie

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në ”Click” të RTV21 ka thënë se procesi i dialogut Kosovës-Serbi gjatë kësaj qeverie ka pasur shumë probleme për shkak të shkëputjes së temave.

”Problemet që i ka sjell kjo qeveri në dialog është shkëputja që nuk janë marrë me një temë, këtë tren të humbur duhet me ja faturu kësaj qeverie”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, marrëveshja dhe procesi i dialogut me Serbinë, me Bedri Hamzën kryeministër do të ketë një qasje të re.

”Një qasje e re me dialogun me një mirëkuptim me një spjegim me një bindje që e kemi përnime se dëshirojmë të kryejmë punë”, tha Krasniqi, teka ka shtuar se gjithçka do bëhet në bashkëpunim me ndërkombëtarët pasi siç tha i ”SHBA-të dhe BE-ja na njohin neve”.

Krasniqi tutje ka shtuar se ka apetit nga ndërkombëtarët për me i dhanë fund dialogut.

Krasniqi: Kush kish besu që vjen kryepropaganduesi i Bashkimit Kombëtar dhe t’i prish marrëdhëniet me Shqipërinë

Mes shumë kritikave drejtuar qeverisë Kurti, Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21 e ka quajtur kryeministrin, Albin Kurtin si kryepropagandues i madh i Bashkimit Kombëtarë, duke shtuar se askush nuk do të kishte besuar se ai do t’i prishte marrëdhëniet me Shqipërinë.

“A ka më turp se sa ne me i pas raportet që i kemi me Shqipërinë. Kush kish besu që vjen kryepropaganduesi, Albin Kurti i madh i Bashkimit Kombëtar dhe t’i prish marrëdhëniet që i ke pas me Shqipërinë. Kurrë nuk kemi pas raporte institucionale më të këqija mes dy shteteve tona. Kurgjo nuk ka, as s’ka bashkëpunim, as ndihmë, as bashkërendim, ka një ngucje me njëri tjetrin kryeministrat” tha Krasniqi.

Krasniqi: Dy muaj propagandë, krejt vera Kurtit i ka shku tu thonë po e hapi urën s’pe hapi urën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se gjatë dy muajve, Kryeministri Albin Kurti ka mashtruar qytetarët p hapjen e urës mbi lumin Ibër.

”Krejt vera Kurtit i ka shku tu thonë po e hapi urën s’pe hapi urën, po shkojmë me u la në Ujman”, tha Krasniqi/

Ai tutje ka thënë se kanë qenë më shumë se dy muaj propagandë rreth hapjes së urës mbi lumin e Ibrit. Lidhur me këto akuza, Krasniqi e ka quajtur Kurtin ”mashtrues”.

Krasniqi: Kurti asnjëherë nuk u ballafaqua me ne në debat përveç në kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka thënë se ka thënë se Kryeminisitri Albin Kurti në disa raste iu është përgjigjur ftesës për debat me të, por që debat me të kanë zhvilluar vetëm në Kuvend.

”Kisha pas dëshirë me pas debat me Kurtin çdo ditë, asnjëherë nuk u ballafaqu përveç në kuvend. Sa herë që ka qenë e nevojshme unë vetë nja 5 herë e kam ftuar në disa është përgjigjur në disa nuk është përgjigjur”, tha Krasniqi.

Krasniqi i bindur se Hamza do të jetë kryeministër, ”PDK nuk ka vija të kuqe për asnjë parti”

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi është shprehur i bindur se Bedri Hamza do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

”Bindja ime e plotë dhe absolute është se kryeministër i ardhshëm është Bedri Hamza, PDK-ja është në garë për vendin e parë”, tha Krasniqi.

Ai gjithashtu ka shtuar se PDK-ja nuk ka vija të kuqe për askënd.

”PDK nuk ka thënë asnjëherë se do ketë vija të kuqe për partitë”, tha Krasniqi teksa shtoi në veçanti se ”a e preferojë VV-në aspak jo”

Krasniqi: Kurtin kanë me rrëzu ata që e sollën në pushtet, qytetarët

Në ”Click” të RTV21 kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se kryeministrin, Albin Kurtin mund ta rrëzojnë qytetarët, ata që e sollën në pushtet.

”Kurtin nuk mundet me rrëzu askush përveç qytetarëve te vendit tone, sepse ata e kane sjelle ne pushtet dhe ata do e heqin nga pushteti, ne po punojmë t’ju qëndrojmë afër qytetarëve, Kurti i ka ndrru fjalët, i ka ndrru qendrimet”, tha Krasniqi

Krasniqi i reagon Kurtit: Paratë e pista janë në thasët e Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka thënë se vetëm njerëzit e qeverisë Kurti akuzohen për afera politike.

Këtë Krasniqi e tha duke ju referuar një deklarate të Kryeministri, Albin Kurtit i cili tha se ”regjimi i vjetër ka humbur fuqinë e vet politike, por jo edhe paratë e pista”.

”Paratë e pista ne Kosove ka vetëm ne parat e mafisë energjetike, janë në thasët e Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit qito janë paratë e vetme të pista për të cilat flitet në këtë vend sepse në fund të fundit vetëm njerëzit e tij janë duke u akuzuar për afera politike”, tha Krasniqi, teksa shtoi se çdo fjalë e Kurtit e thënë në ditë e fundit është pjesë e fushatës zgjedhore.

Krasniqi kritika për qeverinë: E kanë shkel kushtetutën disa herë, qerpiku nuk ju trembet

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë që pagat e sektorit publik të dalin me vonesa.

”A kanë dale pagat në mënyrë legale apo ilegale, me rendësi qytetarë i kanë marrë pagat, sepse ligji që e ka miratuar kjo qeveri e shtron këtë dilemë sepse neni përkatës nuk e lejon një pozicion të udhëhequr nga një ushtrues detyre më shume se 12 muaj, nuk kanë mujt me zgjedh drejtorin e thesarit për 2 orë”, tha Krasniqi.

Ai tutje ka shtuar se kjo qeveri e ka ”shkel kushtetutën disa herë, qerpiku nuk ju trembet”.

Krasniqi: S’ka investime të huaja në Kosovë të vetmet investime janë nga diaspora

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se në Kosovë asnjëherë nuk ka pasur më pak investime të huaja.

Sipas tij, të vetmet investime të huaja janë nga bashkatdhetarët tanë.

”Bizneseve private do ia heqim lakun nga fyti. Problemi esencial është se kemi një parti politike e lider, që esencalisht në bindje të veta është antikapitalist që është mosbesuse ndaj sektorit privat që nuk mendon se ndërmarrësia private i jep zhvillim ekonomik vendit”, tha Krasniqi.

Ai tutje ka shtuar se ”s’ka investime të huaja në Kosovë të vetmet investime janë diaspora investime kur s’kanë qenë më të vogla”.

Krasniqi: E turpshme me ju thënë qytetarëve ju kemi rrit pagat për 6 euro

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka thënë se Qeveria Kurti nuk dinë me i rrit pagat, dhe sipas tij është e turpshme me ju thonë qytetarëve që pagat janë rritur për 6 euro.

”Hamza ka qene dy herë që ka rritur pagat në kuptimin substancial, kjo qeveri mund të thotë që ka rrit pagat siç u tha për 6 euro para disa javesh e turpshme me ju thone qytetrave ju kemi rritur pagën për 6 euro kur ne kemi pasur një infalcion në shporten e konsumit bazë” tha Krasniqi.

Krasniqi: Mandati i kësaj qeverie një mundësi e humbur

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka thënë se mandati i qeverisë Kurti ka qenë një mundësi e humbur, pasi që s’ka trajtuar tema që preokupojnë familjen.

”Ka qenë një mandat i fuqishëm, një mundësi e humbur, ka pasur mundësi që të ketë një qasje dhe qeveri transformative në Kosovë, por qytetaret për këto 4 vite kanë pasur tema që nuk janë tema për tryezat familjare pasi që shumica e temave kanë qenë, dialogu, ndërkombëtarët, siguria asnjë herë s’kanë qenë tema që na preokupojnë”, tha Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka thënë se PDK-ja me nominimin e Bedri Hamzës për postin e kryeministrit ka bërë zgjidhjen e duhur.

”PDK-ja ka kërkuar që të ketë zgjedhje të parakohshme sepse kemi konsideruar se vendi është në një drejtim të gabuar dhe çdo ditë në këtë qeverisje, është ditë e humbur për qytetarët tanë”, tha Krasniqi.

Ai tutje ka shtuar se Hamza është kandidati i qytetarëve të Kosovës që garon me PDK, teksa ka shtuar se është kandidaturë ndryshe nga ato që janë në skenën politike.

”Bedri Hamza është nominuar nga unë, ka marrë mbështetjen e të gjithëve, mbështetjen time dhe është kandidati më i duhur dhe i përgatitur për kontekstin aktual në të cilin gjendet vendi jonë. Qytetarët janë hequr nga fotografia e përgjithshme e vendimmarrjes dhe diskutimit, Hamza është kandidati i duhur për të gjithë qytetarët, video e Hamzës që ka ftuar qytetarët është ne frymën e fushatës që do ta shohim në vazhdimësi se është pranë qytetareve pa dallim, Hamza është kandidati i qytetarëve të Kosovës që garon me PDK është kandidaturë ndryshe nga ato që i kemi në skenën politike”, tha Krasniqi./21Media

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.