Krasniqi: Media e lirë dhe e pavarur, ndër mekanizmat kryesorë për jetësimin e demokracisë funksionale dhe të shëndetshme

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vlerësuar se “Demokracia e një vendi, shumë herë dhe më të drejtë, matet me nivelin e lirisë së shtypit që ekziston në atë vend”.

Kryetari Krasniqi ka shkruar se “kjo ditë, mbi të gjitha, është një thirrje për Qeverinë që të hapet dhe të rrisë transparencën dhe llogaridhënien. Fyerjet, kërcënimet, linçimet e shantazhet në drejtim të mediave dhe gazetarëve, ashtu siç, fatkeqësisht, kemi parë e dëgjuar disa herë gjatë kësaj qeverisjeje, nuk duhet të ndodhin kurrë e aq më pak nga ana e institucioneve e zyrtarëve publikë të shtetit”.

Postimi i z. Krasniqi:

Demokracia e një vendi, shumë herë dhe më të drejtë, matet me nivelin e lirisë së shtypit që ekziston në atë vend. Prandaj, sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, e gjithë shoqëria jonë duhet të jetë e vetëdijshme dhe e ndërgjegjshme për rëndësinë që mediat kanë në jetën publike.

Kjo ditë, mbi të gjitha, është një thirrje për Qeverinë që të hapet dhe të rrisë transparencën dhe llogaridhënien. Fyerjet, kërcënimet, linçimet e shantazhet në drejtim të mediave dhe gazetarëve, ashtu siç, fatkeqësisht, kemi parë e dëgjuar disa herë gjatë kësaj qeverisjeje, nuk duhet të ndodhin kurrë e aq më pak nga ana e institucioneve e zyrtarëve publikë të shtetit.

Media e lirë dhe e pavarur duhet të mbetet ndër mekanizmat kryesorë për jetësimin e një demokracie funksionale dhe të shëndetshme.



PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.