Krasniqi: Mirënjohje për të gjithë ata veprimtarë, patriotë e intelektualë që u bënë bashkë për Kosovën në këtë nismë për paqe vëllazërore

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar ngjarjen madhore të Pajtimit të gjaqeve, të mbajtur më 1 maj 1990 te Verrat e Llukës.

“Mirënjohje e përjetshme për të gjithë ata veprimtarë, patriotë e intelektualë, që u bënë bashkë për Kosovën në këtë nismë për paqe vëllazërore”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i z. Krasniqi:

“Pse të bartim këtë barrë të rëndë e të neveritshme, kur na fisnikërojnë virtyte të tjera të larta nga tradita, si besa, bujaria, mikpritja, gajreti, pra, plagën e gjakmarrjes – ta zhdukim” – Anton Çetta.

Kjo ishte filozofia prapa lëvizjes popullore për pajtimin e gjaqeve – e cila, 33 vjet më parë, me 1 maj 1990, organizoi tubimin madhështor te Verrat e Llukës, në Deçan, si një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës së fundkshekullit XX.

Kjo lëvizje popullore në krye me profesorin dhe atdhetarin Anton Çetta u bë pikë kthese për bashkim e unitet mbarëshqiptar, duke i dhënë fund gjakmarrjes, vëllavrasjes dhe ngatërresave mes vete, për t'u mbledhur rreth një qëllimi më madhor e jetik, që ishte lufta për liri.

Mirënjohje e përjetshme për të gjithë ata veprimtarë, patriotë e intelektualë, që u bënë bashkë për Kosovën në këtë nismë për paqe vëllazërore!


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.