Krasniqi: Nderimet më të larta e të përjetshme për jetën dhe veprën e Madeleine Albright

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e kalimit të amshim të ish Sekretares së Shtetit amerikan, Znj. Madeleine Albright, ka theksuar se ajo “ishte një personalitet i papërsëritshëm, simbol i diplomacisë amerikane në botë dhe i humanitetit e i lirisë për shqiptarët”.

Z. Krasniqi për znj. Albright ka deklaruar se “ajo ishte e lidhur fort nga dashuria për Kosovën dhe këtë më së miri e tregon thënia e saj: "Kosova më bën krenare më së shumti në gjithë karrierën time".

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e mikes së madhe të shtetit të Kosovës, ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.

Zonja Albright ishte një personalitet i papërsëritshëm, simbol i diplomacisë amerikane në botë dhe i humanitetit e i lirisë për shqiptarët. Ajo do të mbetet përherë e dashur në zemrën e secilit qytetar të Kosovës, për rolin e saj vendimtar në ndalimin e gjenocidit serb në vendin tonë. Ajo ishte e lidhur fort nga dashuria për Kosovën dhe këtë më së miri e tregon thënia e saj: "Kosova më bën krenare më së shumti në gjithë karrierën time".

Kosova është me fat që pati një mbrojtëse e mike të tillë.

Unë dhe Partia Demokratike e Kosovës bashkëndjejmë me dhembjen e popullit amerikan dhe të familjes së saj.

Nderimet më të larta e të përjetshme për jetën dhe veprën e Madeleine Albright.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.