Krasniqi në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin: Të ecim së bashku!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, ka theksuar se personat me autizëm janë dhe duhet të jenë pjesë aktive dhe e pandashme e shoqërisë.

Ata këtë e kanë të drejtë, ndërsa ne e kemi obligim moral e shoqëror, ka deklaruar Krasniqi dhe ka shtuar se “secili hap për të ecur së bashku me nevojat dhe kërkesat e personave me autizëm është shumë i rëndësishëm”.

Postimi i Memli Krasniqit:

Sot shënojmë Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin. Secili prej nesh duhet që zëshëm dhe me vendosmëri të jap kontributin e vet për ndërgjegjësimin e shoqërisë dhe institucioneve, që për këtë kategori të punohet çdo ditë.

Personat me autizëm janë dhe duhet të jenë pjesë aktive dhe e pandashme e shoqërisë. Ata këtë e kanë të drejtë, ndërsa ne e kemi obligim moral e shoqëror. Secili hap për të ecur së bashku me nevojat dhe kërkesat e personave me autizëm është shumë i rëndësishëm.

Sot, më shumë se secilën herë, u bëjmë thirrje institucioneve të vendit që të sigurojnë dhe garantojnë shërbime cilësore shëndetësore për personat me autizëm, edukim të pacënuar e të rregullt, integrim dhe mundësi për avancim profesional dhe punë.

Të ecim së bashku!

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.