Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e Ditës së Dëshmorëve ka cekur se “jemi përjetësisht mirënjohës dhe thellësisht të mishëruar me idealet e dëshmorëve të kombit tonë, për të cilat ideale ata qëndruan dhe ranë për tu ngritur përgjithmonë në histori e në përjetësi”.
Ai, ka shprehur respektin për të gjithë dëshmorët e kombit shqiptar.
“Në shënim të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, e në përkujtim të të gjithë atyre qe me shembullin personal e ndërtuan idenë tonë të përkatësisë, atdhedashurisë dhe lirisë, jemi përjetësisht mirënjohës dhe thellësisht të mishëruar me idealet e dëshmorëve të kombit tonë, për të cilat ideale ata qëndruan dhe ranë për tu ngritur përgjithmonë në histori e në përjetësi.
Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit Shqiptar!, ka shkruar Memli Krasniqi.