Krasniqi në Drenas për Ditën e Çlirimit: Në këtë ditë, kujtuam dhe nderuam luftën e shenjtë të UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në shënimin e Ditës së Çlirimit të Drenasit, bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, asamblistë e drejtues lokal të komunës.

Ai me këtë rast, vendosi buçeta me lule dhe bëri homazhe pranë shtatoreve të heronjve në Sheshin "Fehmi Lladrovci”.

“Në këtë ditë, kujtuam dhe nderuam luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe martirët e Drenasit, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë tone”, shkroi ai.

Postimi i z. Krasniqi:

Sot, në Drenas, së bashku me Kryetarin Ramiz Lladrovci, shënuam Ditën e Çlirimit.

Në këtë ditë, kujtuam dhe nderuam luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe martirët e Drenasit, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë.

U jemi mirënjohës përgjithmonë edhe miqve tanë ndërkombëtarë, NATO-s, SHBA-ve dhe shteteve të tjera demokratike, të cilat na u bashkuan në misionin tonë të drejtë e të çmueshëm të lirisë.

Të gjithë qytetarëve të Drenasit, urime Ditën e Çlirimit.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.