We collect specific data from you directly, such as personal information you give us when you complete a form and data about your participation and activity on the platform. If you want to know more, you can read our Privacy Policy here.
Krasniqi në Gllogjan: Përherë mirënjohës për veprat e të rënëve për liri
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në manifestimin në Gllogjan, për nder të 24 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në manifestimin në Gllogjan, për nder të 24 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit.
I pari i PDK-së, Memli Krasniqi me bashkëpartiakët, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, për të nderuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ranë dëshmorë në përballje me forcat serbe.
Aktivitetin e tij kryetari i PDK-së e bëri publik në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Në 24 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Dukagjinit, me bashkëpunëtorë dhe kolegë të Partisë Demokratike të Kosovës, bëmë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, për të nderuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ranë dëshmorë në përballje me forcat serbe. Ditë të tilla si 24 marsi i vitit 1998, janë ndër datat më krenare dhe sublime të historisë së Kosovës.
Përherë mirënjohës për veprën heroike të këtyre trimave, të cilët dhanë jetën që ne sot të jetojmë të lirë.
Lavdi e përjetshme!
Shpërndaje:
PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.