Krasniqi në promovimin e librit “Përplasja e madhe” të Enver Hoxhajt: Analizë për rreziqet që i kanosen Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në promovimin e librit të Enver Hoxhajt, “Përplasja e madhe”, libër të cilin e vlerëson si "analizë dhe pikëpamje e vlefshme mbi zhvillimet gjeopolitike dhe rreziqet që i kanosen Kosovës dhe vendeve të rajonit nga Rusia".

Libër i nevojshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të kuptojnë më shumë për ripozicionimet gjeopolitike të kohës sonë, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i Memli Krasniqit:

Sonte, me miq e kolegë të shumtë, ishim bashkë në promovimin e librit "Përplasja e Madhe", të kolegut dhe mikut tim Enver Hoxhaj.

Në këtë libër, profesori Hoxhaj sjell analizën dhe pikëpamjet e tij të vlefshme mbi zhvillimet gjeopolitike dhe rreziqet që i kanosen Kosovës dhe vendeve të rajonit tonë nga Rusia, veçanërisht pas agresionit të saj në Ukrainë.

Libër i nevojshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të kuptojnë më shumë për ripozicionimet gjeopolitike të kohës sonë.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.