Krasniqi në Skënderaj për Ditën e Çlirimit: Vend i lavdishëm i mijëra patriotëve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në 23 vjetorin e çlirimit të Skënderajt, me bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës, ka bërë homazhe tek shtatorja e Komandantit legjendar Adem Jashari në Skënderaj, në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe tek Memoriali i Dëshmorëve në Marinë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi duke nderuar dëshmorët e kësaj komune, u ka uruar qytetarëve të Skënderajt Ditën e Çlirimit.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

Në 23 vjetorin e çlirimit të Skënderajt, vendit të lavdishëm të mijëra patriotëve të dëshmuar ndër dekada, sot, së bashku me udhëheqësit e kësaj komune dhe kolegët nga Partia Demokratike e Kosovës, bëmë homazhe e nderime tek shtatorja e Komandantit legjendar Adem Jashari në Skënderaj, në Kompleksin Memorial të Familjes Jashari në Prekaz, si dhe tek Memoriali i Dëshmorëve në Marinë. Lavdi të përjetshme dëshmorëve e martirëve të lirisë. Urime Ditën e Çlirimit, Skënderaj!

https://www.facebook.com/100044662171388/posts/548529299979138/?sfnsn=mo

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.