Krasniqi në takim me eurodeputetin Mandl: PDK do të jetë nxitëse e reformave të nevojshme në legjislacionin për zgjedhjet


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot në selinë e kësaj partie, eurodeputetin, Lukas Mandl.

Z. Krasniqi ka vlerësuar z. Mandl si kryevëzhgues të zgjedhjeve lokale, bashkë me ekipin tij, duke e falënderuar për punën e jashtëzakonshme gjatë periudhës zgjedhore në vendin tonë.

“Gjatë këtij takimi, e sigurova z. Mandl se PDK, si lidere e opozitës, do të japë kontributin e saj për të shtyrë përpara implementimin e rekomandimeve të dala nga raporti i monitorimit të zgjedhjeve nga misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian”, ka shkruar z. Memli Krasniqi në rrjetin social.

Postimi i plotë:

Kënaqësi ta pres në takim mikun e mirë të Kosovës dhe timin, eurodeputetin asutriak Lukas Mandl. Përtej kultivimit të raporteve Austri – Kosovë, për çka ai është angazhuar një kohë të gjatë, si udhëheqës i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve lokale në Kosovë nga Bashkimi Evropian sot më ka dorëzuar raportin për monitorimin e zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë.

Z. Mandl si kryevëzhgues, bashkë me ekipin tij, i falënderova për punën e jashtëzakonshme gjatë periudhës zgjedhore në vendin tonë.

Më vjen mirë që Kosova vazhdon të jetë shembull i organizimit të zgjedhjeve në rajon dhe më gjerë.

Gjatë këtij takimi, e sigurova z. Mandl se PDK, si lidere e opozitës, do të japë kontributin e saj për të shtyrë përpara implementimin e rekomandimeve të dala nga raporti i monitorimit të zgjedhjeve nga misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian.

PDK do të jetë nxitëse e reformave të nevojshme në legjislacionin për zgjedhjet në Kosovë.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.