Krasniqi në Viti: Qeveria e udhëhequr nga mentaliteti i militantit idhnak, po i trajton me standarde të dyfishta komunat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me bashkëpunëtorë, ka takuar strukturat e degës së PDK-së në Viti, me ç’rast ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend.

Kryetari Krasniqi ka theksuar se komuna e Vitisë, është lënë pas dore nga pushteti qendror, duke cekur se “fatkeqësisht, të udhëhequr nga një mentalitet prej militanti idhnak, Qeveria e Kosovës po i trajton me standarde të dyfishta komunat e Republikës tonë”.

Postimi i plotë:

Sot ishim në Viti, për të takuar strukturat e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, me të cilat diskutuam për zhvillimet aktuale në vend.

Bashkë folëm për sfidat me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Vitisë, nevojat dhe kërkesat e tyre, por edhe për qeverisjen qendrore, e cila ka lënë pas dore Komunën e Vitisë.

Fatkeqësisht, të udhëhequr nga një mentalitet prej militanti idhnak, Qeveria e Kosovës po i trajton me standarde të dyfishta komunat e Republikës tonë.

Në këtë krizë të madhe ekonomike, ku çdo ditë çmimet e produkteve ushqimore, të derivateve dhe të energjisë po rriten, Qeveria akoma nuk ka dalë me një pako të qëndrueshme dhe domethënëse për të gjithë qytetarët tanë.

Bujqit dhe fermerët e Vitisë, ashtu sikur ndërmarrësit dhe punëtorët e sektorit publik e privat, kanë nevojë për më shumë vëmendje dhe mbështetje.

Si parti lidere e opozitës, Partia Demokratike e Kosovës do të angazhohet parreshtur për të shtyrë përpara politikat dhe kauzat, në të mirë të përmirësimit të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Vitisë.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.