Krasniqi pas shpërthimit në Stamboll: Ndajmë dhimbjen me institucionet e Turqisë dhe popullin mik turk

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e shpërthimit në Stamboll ku ka disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar, ka shprehur dhimbje dhe solidaritet me institucionet e Republikës së Turqisë dhe popullin mik turk.

Familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet e mia të thella dhe për të lënduarit uroj shërim sa më të shpejtë. Shpresoj që përgjegjësit e këtij akti terrorist të gjenden e të dalin para drejtësisë sa më parë, ka shkruar ai.

Postimi i Memli Krasniqit:

Jam i pikëlluar dhe i tronditur nga shpërthimi i sotëm në Stamboll që la disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar. Në këto momente të vështira, ndajmë dhembjen me institucionet e Republikës së Turqisë dhe popullin mik turk.

Familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet e mia të thella dhe për të lënduarit uroj shërim sa më të shpejtë. Shpresoj që përgjegjësit e këtij akti terrorist të gjenden e të dalin para drejtësisë sa më parë.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.