Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se i është përgjigjur ftesës së kryeministrit për tu takuar duke thënë se ka qenë e rëndësishme që të flasin.
“Unë jam përgjigj ftesës së kryeministrit për tu takuar në darkë pune mendoj që është e rëndësishme që të ia shpreh qëndrimet e mia dhe PDK-së drejtpërdrejtë se sa ku do të takohemi dhe në çfarë formati që është zgjedhja e tij,” tha Krasniqi.
S’është asgjë e re, tha Krasniqi “është evidente që unë dhe Z.Kurti mund të kemi lexime të ndryshme të situatës dhe ndonjëherë dhe preokupimet e qytetarëve të Kosovës nuk janë preokupimet e kryeministrit të Kosovës”
“Nga takimet që I kemi në cdo cep të Kosovës se ne nuk jemi në një gjenjdë të mirë, Kosova është ne agoni, kemi një ekonomi të stagnume kemi rritje të cmimeve me paga dhe pensione të vogla të cilat nuk iu mjaftojnë familjeve kosovare me lidh muajin me muaj kemi shëndetësi në gjendje të rëndë, politikë të jashtme thuajse joekzistente, një parlament jofunksional që nga java në javë nga muaji në muaj barten pikat pa pasur mundësi me I realize dhe me I kalu dhe ligjet që kërkojnë shumicë të thjeshtë e leëre më marrëveshje ndërkombëtare,” tha Krasniqi.
Sipas tij situate për anëtarësimin në Këshill të Evropës është e vështirë, e këtë Krasniqi tha se ia shprehu edhe Kurtit.
“Kemi një situatë të vështirë sa I përket anëtarësimit të Kosovës në KiE që nuk ka asnjë siguri që kjo do të ndodhë përkundrazi duket se do të ketë një dështim që jo që nuk e dëshirojmë sepse jemi munduar të ketë sukses, ia shpreha kryeministrit Kurti që duhet ta përshpejtojmë punën për t’iu dhënë zgjidhje këtyre temave.”
PDK ka nominuar kandidatin e vet për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamzën për të cilin Krasniqi tha se konsiderojnë që është kandidati më I duhur për t’iu dhënë zgjidhje këtyre problemeve, e për të arritur deri këtu një gjë është e domosdoshme e ato janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Kryeministrit Kurti ia shpreha këtë qëndrim që ne jemi të gatshëm që të gjejmë një dakordësim me partitë parlamentare për një datë të re të zgjedhjeve”
“Unë kam punuar për këtë çështje pa dëshiruar që të marr flamurin e protagonizmit sepse e konsideroj të rëndësishme që ta arrijmë këtë moment se zgjedhjet nuk janë dëshire e jona por nevojë e vendit, Andaj këto ishin edhe thelbi I diskutimeve që I pata sot.
“Mocionin nuk e kemi qitur sepse ne besojmë që është nevojë me u rikthy te qytetari me e marrë besimin e tyre ne besojmë që Bedri Hamza do të jetë ai.”
E qeverisjen e Kurtit, Krasniqi nuk po e quan të duhur.
“Unë konsideroj që qeverisja deri këtu nuk ka qenë e duhura, qytetarët kanë pritur më shumë më mirë, nuk na kanë ikur mbi 200mijë qytetarë se këtu është shumë mirë, ata kanë ikur se këtu nuk kanë gjetur perspektivë”