Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dënuar ashpër rastin e dhunimit të vajzës 11 vjeçare në Prishtinë, duke cekur se “sot, fjalët kanë humbur fuqinë për të dënuar mjaftueshëm rastin e dhunimit të një vajze 11 vjeçare”.
“Sot, ëndrrat e një fëmije dhe jeta e një familjeje janë shkatërruar.
Sot, shoqëria jonë, fatkeqësisht, jo për të parën herë viteve të fundit, ka shpërfaqur vrazhdësinë e saj me dhunën dhe krimin ndaj vajzave dhe grave”, ka shkruar Krasniqi lidhur me rastin.
Ai ka kërkuar ka shteti urgjent ndërmarrjen e masave për të gjithë të përfshirët në këtë krim dhe të jepen dënime maksimale.
“Shteti, me të gjitha kapacitetet e veta, urgjentisht duhet të gjejë të gjithë të përfshirët në këtë krim dhe ndaj tyre, pa hezitim, të shqiptoj asgjë më pak se dënime maksimale.
Këtë ia kemi borxh vajzës së dhunuar, familjes së saj dhe të gjitha vajzave të reja të cilat sot ndihen të pasigurta në shtetin e tyre!”, ka deklaruar Krasniqi.