Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në diskutimin e organizuar nga NDI, me temën: Momentum i ri për demokracinë e Kosovës: Mundësitë për pjesëmarrje të barabartë gjinore në parti politike.
Kryetari Krasniqi me këtë rast ka cekur se “jam krenar që PDK ka bërë hapa përpara duke u bërë partia e parë që ka emëruar dy nënkryetare komunash, në Prishtinë dhe në Gjilan, si dhe pesë kryetare të Kuvendeve Komunale, në Prizren, Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri dhe Gjakovë”.
Puna jonë nuk përfundon këtu, sepse është evidente që në skenën politike gratë e kanë shumë më vështirë se sa burrat, por për aq kohë sa kemi rritje të numrit të grave në vendimmarrje, përtej formalitetit të pjesëmarrjes në struktura apo në lista kandiduese, përtej përmbushjes së detyrimeve legale të kuotave, besoj që jemi në rrugën e duhur, ka theksuar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Sot gjatë diskutimit me temën “Momentum i ri për demokracinë e Kosovës: Mundësitë për pjesëmarrje të barabartë gjinore në parti politike”, të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në kuadër të Javës së Gruas, theksova se Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur një standard të ri të barazisë gjinore në politikë.
Jam krenar që PDK ka bërë hapa përpara duke u bërë partia e parë që ka emëruar dy nënkryetare komunash, në Prishtinë dhe në Gjilan, si dhe pesë kryetare të Kuvendeve Komunale, në Prizren, Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri dhe Gjakovë.
Puna jonë nuk përfundon këtu, sepse është evidente që në skenën politike gratë e kanë shumë më vështirë se sa burrat, por për aq kohë sa kemi rritje të numrit të grave në vendimmarrje, përtej formalitetit të pjesëmarrjes në struktura apo në lista kandiduese, përtej përmbushjes së detyrimeve legale të kuotave, besoj që jemi në rrugën e duhur.
"Java e Gruas" është një event që ka pasur impakt të drejtpërdrejtë në fuqizimin dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe PDK është mirënjohëse për angazhimin e NDI në këtë drejtim.