Krasniqi: PDK mbetet një ndër shembujt më të mirë të mundësisë që u jep të rinjve

Kyetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me anë të një statusi në facebook, ka shkruar se PDK-ja është platforma dhe njëri nga shembujt më të mirë të mundësisë që u jep të rinjëve për të qenë pjesë active e politikës, por edhe për t’u dhënë pozita udhëheqëse dhe përgjegjësi publike e shtetërore. Këto dhe të tjera, kryetari i PDK-së i tha gjatë takimit të tij me të rinjtë e partisë opozitare.

E plotë:

Angazhimi i të rinjve në politikë dhe inkuadrimi i drejtpërdrejtë i tyre në vendimmarrje – ishin temat të cilat i diskutuam sot në tryezën e organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës dhe të mbështetur nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI).

Askush më mirë se ta nuk i di ëndrrat dhe ambiciet e tyre – posaçërisht sot në një periudhë të zhvillimeve të mëdha të trendeve dhe shoqërive në botë. Prandaj, sot, më shumë se kurrë më parë, është e rëndësishme që gjeneratave të reja t’u jepet hapësirë për të vepruar – për Kosovën dhe të ardhmen që ata dëshirojnë.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet një ndër shembujt më të mirë të mundësisë që u jep të rinjve për të qenë pjesë aktive e politikës, por edhe për t’iu besuar pozita udhëheqëse dhe përgjegjësi publike e shtetërore.

Vizioni i PDK-së për një të ardhme më të mirë për Kosovën – është i pandashëm me besimin dhe pritshmëritë që ka tek rinia.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.