Krasniqi për Distrian: Faleminderit për emocionet e mira dhe lajmet pozitive, për të cilat kemi aq shumë nevojë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar se pas një periudhe të sfidave të njëpasnjëshme, është përsëri xhudo e cila na bën të shijojmë disa momente gëzimi.

Krasniqi ka reaguar pasi xhudistja, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin të Parisit.

“Në një periudhë të sfidave të njëpasnjëshme, është përsëri xhudo e cila na bën të shijojmë disa momente gëzimi. Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, pas një përformance të paarritshme nga kundërshtarët. Faleminderit Toni dhe Disi për emocionet e mira dhe lajmet pozitive, për të cilat kemi aq shumë nevojë” – ka shkruar ai.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.