Krasniqi për “Manifesta”: Qytetarët mund të përjetojnë fuqinë e artit në shfrytëzimin e hapësirave publike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vlerësuar Bienalen Evropiane Nomade, Manifesta, për të cilën, për herë të parë në Ballkan, sonte Prishtina hapi dyert për mijëra vizitorë nga e gjithë bota për edicionin e 14-të.

Deri më 30 tetor, në 100 ditët e ardhshme, ka shkruar lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, qytetarët mund të përjetojnë fuqinë e artit në shfrytëzimin e hapësirave publike. Përmes ndërhyrjeve të përkohshme dhe punëtorive të organizuara nga mbi 100 artistë në 25 hapësira, si dhe restaurimit të plotë të bibliotekës “Hivzi Sylejmani”. Prishtina jonë është destinacioni kryesor këtë verë.

Krasniqi ka shkrua se “Rrugët e Kryeqytetit tashmë janë të stërmbushura me turistë që ndoshta për herë të parë po e vizitojnë Kosovën. Por, e di që kjo nuk do të jetë hera e fundit e tyre këtu.

Mirësevini!”


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.