Krasniqi përgëzon Aliun dhe Totajn për zgjedhjen në krye të Asociacionit të komunave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përgëzuar Agim Aliun, kryetarin e Ferizajt për zgjedhjen në krye të Asociacionit të Komunave të Kosovës si dhe anëtarin e Bordit të këtij asociacioni, Shaqir Totajn.

Agimin dhe Shaqirin, si dhe të gjithë anëtarët e tjerë të bordit te AKK-së, i uroj për marrjen e përgjegjësive të reja, i bindur se do të bëjnë punë të mira në përfaqësimin e interesave të komunave të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë, ka theksuar Krasniqi.

Postimi i kryetarit Krasniqi:

Kryetari model i qeverisjes lokale të PDK-së, Agim Aliu, është zgjedhur sot kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndërsa, po ashtu, kryetari i kryeqytetit tonë kulturor e historik, Shaqir Totaj, u zgjodh anëtar i bordit të kësaj organizate.

Agimin dhe Shaqirin, si dhe të gjithë anëtarët e tjerë të bordit te AKK-së, i uroj për marrjen e përgjegjësive të reja, i bindur se do të bëjnë punë të mira në përfaqësimin e interesave të komunave të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.