Krasniqi: Përkrahja që PDK-ja po merr kudo nëpër Kosovë është garanci për fitoren tonë, më 9 shkurt

Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një tubim me qytetarët e Fushë-Kosovës.

Krasniqi ka thënë se në Fushë-Kosovë ka parë entuziazëm për ditët e mira që e presin Kosovën me qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Në Fushë-Kosovë, bashkë me kandidatin tonë për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, takuam qytetarët e kësaj komune, në mesin e të cilëve pamë shumë entuziazëm për ditët e mira që e presin Kosovën me qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Më tej ai ka thënë se vullneti për ndryshime pozitive dhe përkrahja që PDK-ja po merr kudo nëpër Kosovë është garanci për fitore, më 9 shkurt.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.