Krasniqi përkujton heroin Luan Haradinaj: Dëshmoi së atdheu është mbi të gjitha

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar përvjetorin e rënies së heroit Luan Haradinaj.

Krasniqi ka theksuar se Luani, “ra për të mos vdekur kurrë, si një ndër pushkët e para të lirisë”.

“Luani ishte vetëm 23 vjeç – por mbrapa na la shumë mësime, me shembullin e tij personal. Mes tjerash, na e dëshmoi se atdheu është mbi të gjitha, në secilën sfidë e në secilën ditë.

23 vjet ka edhe Liria e shtetit tonë sot, e cila u mundësua falë heroizmit e sakrificës së Luanit dhe bashkëluftëtarëve të tij që ranë në rrugën e çlirimit.

Dëshmorët janë themeli i palëkundur i shtetit tonë. Lavdi të përjetshme!”, ka shkruar Memli Krasniqi.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.