Krasniqi përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se "aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është hap i duhur për të cilin s’do të duhej të kishte pasur hamendësim dhe të cilin e kemi kërkuar të ndodhë sa më parë".

Kryetari Krasniqi ka theksuar se e përshëndet këtë nismë për anëtarësim, si dhe të gjithë hapat e ardhshëm këtë proces.

“E përshëndesim këtë nismë dhe si opozitë do ta mbështesim në të gjithë hapat e ardhshëm këtë proces, në mënyrë që kjo objektivë shtetërore e shoqërore të realizohet sa më parë”, ka cekur Krasniqi.

Krasniqi ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës i hap perspektivë Kosovës.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, jo vetëm që e ofron Kosovën me vlerat demokratike evropiane, por i hapë perspektivë të re dhe shumë të nevojshme institucioneve të Kosovës, qytetarëve dhe shoqërisë tonë në përgjithësi, ka shkruar ai në rrjetin social.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.