Krasniqi pret Abazoviçin, përshëndet marrëveshjen Kosovë-Mal i Zi për hapësirën ajrore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Ai ka thënë se me Abazoviçin kanë folur për raportet në mes të dyja vendeve dhe mundësitë e reja për thellim të bashkëpunimit.

Krasniqi më tej e ka përshëndetur arritjen e një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Podgoricës.

Postimi i plotë:

Sot, në selinë e PDK-së, kam pritur Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe delegacionin e tij. Bashkë diskutuam për raportet e mira fqinjësore mes dy shteteve tona dhe mundësitë e reja të thellimit të këtij bashkëpunimi.

Marrëveshja e nënshkruar sot për shfrytëzimin e hapësirës ajrore është një lajm i mirë dhe urova që ajo të zbatohet sa më parë.

Si anëtare e NATO-s dhe shtet që ka bërë progres në procesin e anëtarësimit në BE, nga Kryeministri Abazoviç kërkova mbështetjen e Malit të Zi për Kosovën në rrugën e përbashkët drejt integrimit Euro-Atlantik.

Z. Abazoviç e informova edhe për zhvillimet me rëndësi në Kosovë, përfshirë shqetësimin tonë për emigrimin masiv të të rinjve tanë dhe Marrëveshjen e Ohrit, e cila, për PDK-në, mbetet e pamjaftueshme dhe që nuk arrin qëllimet tona shtetërore.

Në fund të takimit, me Kryeministrin Abazoviç diskutuam edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në fushën e turizmit dhe krijimit të kushteve optimale për qytetarët e të dy vendeve gjatë vizitave dhe pushimeve vjetore.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.