Krasniqi pret Hovenierin, ia shpreh rezervat mbi propozimin evropian: Kurti dështoi!

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier. Në këtë takim Krasniqi ia ka shprehur ambasadorit qëndrimin e PDK-së mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe rezervat mbi propozimin evropian.

Krasniqi ka deklaruar se për PDK-në marrëveshja e bazuar mbi propozimin evropian është e pamjaftueshme dhe një mundësi e humbur për marrëveshje gjithpërfshirëse.

Postimi i z. Krasniqi në fb:

Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kam pritur ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier. Bashkë kishim një diskutim miqësor dhe konstruktiv në raport me zhvillimet e fundit politike në vend.

Ambasadorit Hovenier i shpreha edhe një herë qëndrimin e PDK-së në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi dhe rezervat tona në raport me propozimin evropian tashmë të pranuar nga Kryeministri Kurti. Për ne, kjo marrëveshje është e pamjaftueshme dhe një mundësi e humbur për të arritur një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse dhe me njohjen e ndërsjellë në qendër.

Përkundër mbështetjes që PDK i ka dhënë Kryeministrit Kurti për dy vjet me radhë në procesin e dialogut dhe në raport me Serbinë, përmes gabimeve e veprimeve kryeneçe dhe në shpërputhje me kontekstin politik, ai ka dështuar që të arrijë përmbushjen e qëllimeve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Ambasadorin Hovenier e falënderova për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën, si dhe e sigurova që PDK gjithmonë do të veprojë në përputhje ne interesin shtetëror dhe qytetar të Kosovës.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.