Sot, gjatë takimit me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza, zhvilluam një diskutim miqësor mbi zhvillimet e fundit politike në vend, për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare dhe vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës, ka shkruar lideri i PDK-së, Memli Krasniqi.
Ambasadorit Hargreaves i shprehëm mirënjohjen tonë për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar se forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona është me rëndësi të veçantë, deklaroi z. Memli Krasniqi.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=1019172542914809&set=pcb.1019172712914792