Krasniqi pret në takim deputetin kanadez që është dhëndër i Kosovës, diskutojnë për mundësitë e fuqizimit të raporteve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim deputetin e Parlamentit të Kanadasë, Kyle Seeback dhe bashkëshorten e tij e cila është me prejardhje nga Kosova, Flutura Mazreku Seeback.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se në takim kanë diskutuar për raportet mes dy shteteve tona dhe mundësitë e fuqizimit të këtyre raporteve.

“Kanada në përgjithësi, e Kyle në veçanti, janë krah i rëndësishëm i mbështetjes ndaj shtetit dhe popullit tonë”, shkroi mes tjerash ai.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.