Krasniqi pret në takim deputetin kanadez që është dhëndër i Kosovës, diskutojnë për mundësitë e fuqizimit të raporteve
Krasniqi pret në takim deputetin kanadez që është dhëndër i Kosovës, diskutojnë për mundësitë e fuqizimit të raporteve
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim deputetin e Parlamentit të Kanadasë, Kyle Seeback dhe bashkëshorten e tij e cila është me prejardhje nga Kosova, Flutura Mazreku Seeback.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se në takim kanë diskutuar për raportet mes dy shteteve tona dhe mundësitë e fuqizimit të këtyre raporteve.