Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zhvilluar takimin lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.
Ambasadorin Davenport e falënderova për bashkëpunimin e ngushtë në këtë periudhë dhe i urova suksese në secilin angazhim të mëtejmë. Kontributi i tij për Kosovën do të mbetet i vlerësuar, ka deklaruar kryetari Krasniqi.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, prita në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.
Gjatë mandatit të tij, ambasadori Davenport është angazhuar shumë në mbështetjen e institucioneve tona dhe në avancimin e demokracisë së shtetit të Kosovës, për çka PDK është shumë mirënjohëse.
Ambasadorin Davenport e falënderova për bashkëpunimin e ngushtë në këtë periudhë dhe i urova suksese në secilin angazhim të mëtejmë. Kontributi i tij për Kosovën do të mbetet i vlerësuar!
https://www.facebook.com/photo?fbid=1019664849532245&set=pcb.1019664989532231