Krasniqi pret në takim Majlinda Bregun, flasin për zhvillimet aktuale në Kosovë e rajon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zhvilluar një takim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu.

Krasniqi nëpërmjet një postimi në facebook, ka shkruar se me Majlinda Bregun kanë biseduar rreth zhvillimeve aktuale politike në Kosovë e rajon.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Kënaqësi e veçantë ta mirëpres sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, me të cilën biseduam lidhur me zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon.

Zonjën Bregu e falënderova për angazhimin dhe kontributin e saj në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e proceseve integruese për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe i shpreha qëndrimin tim se Kosova duhet ta ketë vendin e saj meritor në çdo nismë rajonale si shtet i barabartë.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.