Krasniqi pret përfaqësuesit e Institutit të njohur Amerikan - flasin për thellimin e bashkëpunimit me PDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Institutit Ndërkombëtar Republikan të SHBA-së i cili orej vitesh bashkëpunon me PDK-në. 

Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në Facebook se në këtë takim kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet PDK-së dhe këtij Instituti të njohur amerikan. 

Deklarata e plotë e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi: 

Sot prita në takim përfaqësuesit e Institutit Ndërkombëtar Republikan me të cilët bashkëbiseduam për punët dhe aktivitetet që kanë bërë në Kosovë, duke ndihmuar partitë politike në avancim të demokracisë dhe në ngritje të kapaciteteve. 

Bashkë u pajtuam për të thelluar bashkëpunimin e nisur shumë vite më parë ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe kësaj organizate të respektuar amerikane. 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=349708289861241&id=100044662171388&sfnsn=mo

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.