Krasniqi pret Ramën: Të thellohen raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë (VIDEO)

Prishtinë, 27 shtator 2021 - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me sekretarin e PDK-së, Bajrush Xhemajli; anëtaren e kryesisë, Besa Kabashi Ramaj dhe me shefin e GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka pritur sot në selinë e PDK-së, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Krasniqi shprehu vullnetin e tij të përhershëm dhe të PDK-së, për të kultivuar raporte të afërta e miqësore me të gjitha institucionet e Republikës së Shqipërisë, si dhe uroi Edi Ramën për marrjen e mandatit të tretë si kryeministër i Qeverisë së Shqipërisë.  

"Duke shprehur falënderimin për urimet e z. Rama me rastin e zgjedhjes time në krye të PDK-së, shpreha vullnetin tim dhe të përhershëm të PDK-së, për të kultivuar raporte të afërta e miqësore me të gjitha institucionet e Republikës së Shqipërisë.", tha Krasniqi. 

PDK e vlerëson jashtëzakonisht të rëndësishëm thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, andaj Krasniqi e Rama u pajtuam për nevojën e forcimit të mëtejmë të lidhjes dhe koordinimit mes dy vendeve. 

"Për këtë qëllim, konsideroj se mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, si format i iniciuar nga periudha e qeverisjes së PDK-së, duhet të vazhdojë e të zgjerojë temat e rëndësisë së përbashkët.", tha Krasniqi.

 Gjatë takimit u diskutua për situatën e brendshme politike, menaxhimin e pandemisë, si dhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

 "Vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targat, e konsiderojmë të drejtë dhe legjitim. Por, shpreha shqetësim për tendencën nga ana e Serbisë për të përshkallëzuar situatën, me ç’rast kërkova që Shqipëria të luajë rol ndihmës, si vend anëtar i NATO-s.", theksoi Krasniqi.

 Kryetari Memli Krasniqi falënderoi Edi Ramën për ftesën për vizitë zyrtare në Tiranë dhe premtoi që këtë vizitë do ta realizojë në momentin e parë të mundshëm. 

Pamje nga takimi i kryetarit Memli Krasniqi me kryeministrin Edi Rama.

 Linku 1: 

https://wetransfer.com/downloads/1796175eecc6421c5a75bfde5b72024520210927104948/0b5e9a8e983989b3910c9194932f0b2720210927105008/44e89b

 Linku 2:

https://wetransfer.com/downloads/85d16248209a44dc5caba3a7481e1ed320210927105738/c9fb62fbb8b4f2d90e49b9bab0ffd12e20210927105749/aca752


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.