Krasniqi pret të Dërguarin Special të Gjermanisë, Sarrazin: PDK gjithmonë e gatshme për proceset me rëndësi për vendin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në selinë e PDK-së të Dërguarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Krasniqi ka thënë se PDK, si lidere e opozitës dhe parti shtetformuese, do të jetë gjithmonë e gatshme dhe proaktive për të luajtur rol pragmatik në zhvillimet relevante.

“Së bashku me Vlorën dhe Bernardin, sot pritëm në selinë e PDK-së të Dërguarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Bashkë diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë, rajon dhe Evropë. Të dërguarit Sarrazin i uruam mirëseardhje në Kosovë dhe i ofruam bashkëpunimin e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës në të gjitha proceset me rëndësi të veçantë për vendin. PDK, si lidere e opozitës dhe parti shtetformuese, do të jetë gjithmonë e gatshme dhe proaktive për të luajtur rol pragmatik në zhvillimet relevante. Faleminderit për vizitën dhe punë të mbarë, Manuel!”, ka shkruar ai në Facebook.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.